Lidhje

Macron e vë Amazonën në krye të rendit të ditës së G-7-ës


RTS2NC8C
RTS2NC8C

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për veprim të shpejtë në Amazon ndërsa udhëheqësit botërorë mbërritën në Biarritz për samitin e G7.

Macron, e ka vënë zjarrin në pyllin e Amazonës në krye të rendit të ditës të samitit tre ditor.

"Amazona është e mira jonë e përbashkët, të gjithë jemi të shqetësuar ... ne do të fillojmë një mobilizim mes të gjitha vendeve të G7 së bashku me vendet Amazonian," tha udhëheqësi francez.

"Ajo është një thesar i biodiversitetit dhe klimës sonë falë oksigjenit që lëshon dhe karbonit që thith".

Macron tashmë e ka bërë të qartë se ka pak pritshmëri që Presidenti Donald Trump të bashkohet në ndonjë deklaratë për luftimin e ndryshimeve klimatike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG