PD publikon dokumente mbi akuzat kundër Kajmakut
PD publikoi dokumente të autoriteteve greke, sipas të cilave kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është arrestuar në 2003 në Greqi nën emrin Jorgo Toto, për falsifikim monedhash dhe i ka ikur gjykimit duke u kthyer në atdhe. Kajmaku shprehet se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar apo i dëbuar nga Greqia.