Lidhje

Një gjykatë ukrainase liron gazetarin rus


Një gjykatë e Kievit vendosi masën e lirimit deri në fillimin e gjyqit për një gazetar rus të arrestuar në Ukrainë nën akuzat e tradhtisë së lartë.

Kirill Vyshinsky, kreu i zyrës së agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti në Ukrainë, u arrestua në maj të vitit 2018 dhe mund të dënohet me 15 vjet burg nëse shpallet fajtor.

Arrestimi i tij u bë mes akuzave Kievit se RIA Novosti po merrte pjesë në një "luftë informative hibride" të zhvilluar nga Rusia kundër Ukrainës.

Vyshinsky u akuzua se dyshohej kishte marrë ndihmë financiare nga Rusia.

Tensionet midis Moskës dhe Kievit janë rritur ndjeshëm që kur Rusia pushtoi Gadishullin e Krimesë në vitin 2014 dhe mbështeti separatistëtUkrainën lindore, duke ndihmuar në fillimin e një lufte që ka lënë rreth 13,000 vrarë.

Qeveria pro-perëndimore e Ukrainës është mjaft e ndjeshme ndaj mediave ruse, duke e akuzuar Moskën për shpërndarjen e dezinformatave që synojnë mbjelljen e tensionit dhe destabilizimin e vendit.

XS
SM
MD
LG