Lidhje

Në ndjekje të uraganit Dorian


dorian
dorian

Pasi anashkaloi kryesisht Porto Rikon, uragani Dorian pritet të shndërrohet në një uragan të fuqishëm në ditët e ardhshme, ndërsa afrohet në pjesën veriore të Bahamasit dhe Shtetet e Bashkuara.

Qendra Kombëtare e Uraganëve në SHBA tha të enjten se stuhia kishte erëra me shpejtësi maksimale 140 kilometra në orë.

Metereologët presin që syri i uraganit të afrohet në Bahamasin verior orët e fundit të së shtunës dhe në shtetin amerikan të Floridës, të dielën ose të hënën.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme në përgatitje për t'iu përgjigjur dëmeve të mundshme nga rritja e stuhisë, shirat e mëdha dhe erërat.

"Të gjithë banorët e Floridës në Bregun Lindor duhet të kenë shtatë ditë furnizime, të përgatisin shtëpitë e tyre dhe të ndjekin nga afër stuhinë," tha ai në Twitter të mërkurën.

Ai shtoi se kishte folur me Presidentin Donald Trump dhe ishte siguruar se shteti "ka mbështetjen e plotë të qeverisë federale".

Trump shkruante në Twitter të enjten, duke thënë se Florida duhet të "përgatitet!"

Dorian shkaktoi disa përmbytje dhe ndërprerje të energjisë në dy ishuj të Porto Rikës, por nuk solli dëme të mëdha në territorin amerikan.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG