Në Kaliforninë e jugut autoritetet thonë se ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për nëntë persona që ende figurojnë të zhdukur pasi një anije turistike u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të hënën, duke bllokuar dhjetëra vetë që flinin në anije.
33 pasagjerë dhe gjashtë pjesëtarë të ekuipazhit ishin në anijen Conception kur shpërtheu zjarri. Pesë anëtarë të ekuipazhit që ishin në pjesën e sipërme u hodhën në ujë dhe dolën me një varkë të vogël në breg. Deri tani autoritetet kanë konfirmuar 25 të vdekur, ndërsa nëntë të tjerëve ende nuk u dihet fati.
Anija ishte marrë nga operatorë turistikë për një tur një ditor me zhytje nënujore në Oqeanin Paqësor.
Facebook Forum