Në Rusi, partia në fuqi Rusia e Bashkuar, e cila mbështet Presidentin Vladimir Putin, humbi një të tretën e vendeve në këshillin e qytetit të Moskës, sipas rezultateve të cituara nga agjensitë ruse të lajmeve.
Megjithatë, kjo parti ruajti shumicën e saj në këshillin bashkiak dhe duket se kandidatët e saj për guvernatorë rajonalë në Shën Petersburg dhe në 15 pjesë të tjera të vendit.
Rezultati i zgjedhjeve lokale po vëzhgohet nga afër në Moskë pas përjashtimit të shumë kandidatëve të opozitës nga zgjedhjet, gjë që u bë shkak për protesta, më të mëdhatë në gati një dekadë.
Zemërimi i publikut ndaj rënies së të ardhurave dhe rritjes së moshës së pensionit ndihmoi gjithashtu në shtimin e tyre.
Politikani i njohur i opozitës Alexei Navalny dhe aleatët e tij i panë votimet e Moskës si një mundësi për të fituar avantazh ndaj partisë Rusia e Bashkuar përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.
Aleatët e afërt të Navalnit ishin ndër ata që u përjashtuan nga zgjedhjet e Moskës.
Facebook Forum