Lidhje

Udhëheqësja e Hong Kongut, paralajmërim kundër ndërhyrjeve nga jashtë


Shefja ekzekutive e Hong Kongut Carrie Lam tha të martën se do të ishte "jashtëzakonisht e papërshtatshme" që Shtetet e Bashkuara ose ndonjë qeveri tjetër e huaj të ndërhynte në punët e qytetit.

Paralajmërimi i saj vjen si reagim ndaj një tubimi jashtë konsullatës amerikane në Hong Kong që u mbajt të dielën nga demonstruesit pro-demokracisë.

Ata i bënë thirrje Kongresit amerikan të miratojë një projekt-ligj dypartiak në mbështetje të përpjekjeve të tyre. Projektligji do t’i kërkonte Shtëpisë së Bardhë të vlerësojë çdo vit nivelin e autonomisë së Hong Kongut nga Pekini dhe të anulojë privilegjet e tij tregtare nëse kjo autonomi dëmtohet.

Tubimi i së dielës u shndërrua në një tjetër përleshje të dhunshme midis protestuesve, të cilët akuzohen për vandalizimin e stacioneve të metrosë dhe bllokimin e trafikut, dhe policisë e cila u përgjigj duke përdorur gaz lotsjellës për t’i detyruar protestuesit të shpërndahen.

Zonja Lam tha se "shkallëzimi dhe vazhdimi i dhunës nuk mund të zgjidhë problemet me të cilat përballet Hong Kongu." Ajo paralajmëroi se dhuna vetëm sa e thellon konfliktin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG