Lidhje

MPJ e Çekisë: Njohja e Kosovës ishte e plotë dhe përfundimtare


Ministria çeke e punëve të Jashtme në një komunikatë të lëshuar të premten pasdite rikujtoi qe qeveria e Republikës çeke më 21 maj të vitit 2008, njohu Republikën e Kosovës dhe ra dakord për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

“Ishte njohje de jure, pra njohje e plotë dhe përfundimtare e shtetit në kushtet e së drejtës ndërkombëtare. Republika Çeke gjithashtu, nuk ka anuluar kurrë njohjen e ndonjë shteti në praktikën e saj”.

Në komunikatë thuhet mes tjerash se Republika e Kosovës njihet si shtet nga afro 100 vene anëtare të OKB-së dhe është pranuar si anëtare e disa organizatave ndërkombëtare, përfshirë Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore. Më tej numërohen edhe marrëveshjet dypalëshe të arritura që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

“Republika Çeke ka interes të qartë për të respektuar marrëveshjet ndërkombëtare me Republikën e Kosovës, përfshirë detyrimet që rrjedhin prej tyre për të dyja palët”, thuhet në komunikatë.

XS
SM
MD
LG