Lidhje

Udhëheqësit botërorë mblidhen në samitin e Kombeve të Bashkuara


Udhëheqësit botërorë u mblodhën të hënën në New York për një samit të Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimin e klimës. Samiti vjen pas paralajmërimeve të shkencëtarëve për të ndërmarrë veprime shumë më ambicioze që do të zbutnin efektet e ndryshimeve klimatike.

Rreth 60 presidentë dhe kryeministra po flasin për tema të tilla si kalimi nga përdorimi i qymyrit tek burimet e rinovueshme të energjisë, parandalimi dhe përgjigjja ndaj katastrofave si dhe financimi i masave për të përballuar ndryshimet e klimës.

Presidenti i SHBA Donald Trump nuk ishte planifikuar të merrte pjesë, por bëri një paraqitje të papritur në samit.

Ai mori pjesë sot në një takim në lidhje me përndjekjen e pakicave fetare, veçanërisht të krishterëve, përpara se të zhvillojë bisedime me udhëheqës nga Pakistani, Polonia, Zelanda e Re, Singapori, Egjipti dhe Koreja e Jugut.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres është përpjekur të verë në dukje rëndësinë e samitit të klimës. Ai u ka kërkuar udhëheqësve të "vijnë me plane konkrete" dhe jo vetëm me "fjalime të bukura".

Përpara samitit, OKB-ja publikoi një raport të hartuar nga Organizata Botërore Meteorologjike që tregon se ka pasur një përshpejtim të ndotjes së karbonit, ngritjes së nivelit të detrave, rritjes së temperaturave globale dhe tkurrjes së shtresës së akullit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG