Lidhje

IAEA; irani ka filluar përdorimin e centrifugëve për pasurimin e uraniumit


FILE - This Oct. 27, 2004 file photo, shows the interior of the Arak heavy water production facility in Arak, located southwest of Tehran, Iran.
FILE - This Oct. 27, 2004 file photo, shows the interior of the Arak heavy water production facility in Arak, located southwest of Tehran, Iran.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e Kombeve të Bashkuara thotë se Irani ka filluar përdorimin e centrifugave të përparuara për të pasuruar uranium, në shkelje të një marrëveshje historike me fuqitë botërore.

Në një raportin e publikuar nga Agjencia Franceze e Lajmeve dhe Reuters, thuhet se në centrifugat e përparuara në objektin e quajtur “Natanz” në Iran "ishte grumbulluar apo po përgatitej për t’u grumbulluar uranium i pasuruar".

Raporti thotë gjithashtu se Irani synon të përdorë më shumë centrifuga të përparuara sesa kishte bërë të ditur më parë.

Ky zhvillim shkel një marrëveshje historike mes fuqive botërore të arritur në 2015 e cila i vendos kufizime programit bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Marrëveshja e lejon Iranin që vetëm të grumbullojë uranium të pasuruar në centrifugat e gjeneratës së parë.

Raporti është zhvillimi më i fundit në një seri shkeljesh nga ana e Iranit që nga koha kur Presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja, në vitin 2018 dhe rivendosi një sëri sanksionesh.

Vendet që vazhdojnë të jenë pjesë e marrëveshjes, Britania, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia, janë përpjekur të ruajnë paktin.

Të mërkurën zëdhënësi i qeverisë iraniane Ali Rabiei tha për televizionin shtetëror se Teherani është i gatshëm të sigurojë palët se nuk do të vazhdojë prodhimin e armëve bërthamore dhe se do të pranojë ndryshime në marrëveshje, nëse SHBA rikthehet tek marrëveshja dhe heq sanksionet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG