Lidhje

Afganistan, pjesëmarrje e ulët në zgjedhje


Qendrat e votimit në Afganistan u mbyllën të shtunën shoqëruar nga akuza për probleme gjatë procesit të votimit dhe pjesmarrje e ulët e votuesve. Kjo ka rritur frikën se një rezultat i paqartë mund ta çojë vendin në kaos të mëtejshëm.

Rezultatet paraprake nuk priten të dalin përpara 17 tetorit dhe ato përfundimtare janë parashikuar të dalin më 7 nëntor.

Nëse asnjë kandidat nuk merr 51 për qind të votave të nevojshme do të zhvillohet një raund i dytë votimi mes dy kandidatëve kryesorë.

Talebanët sulmuan disa qendra votimi në të gjithë vendin në një përpjekje për të penguar procesin, por masat e mëdha të sigurisë parandaluan përhapjen e dhunës në shkallë të gjerë.

Ndërkohë Pakistani mori vendim të lehtësojë procedurat në kufi me Afganistanin për të lejuar qytetarët afganë të kthehen në shtëpi për të votuar gjatë zgjedhjeve presidenciale të së shtunës.

Ministria e jashtme e Pakistanit tha të shtunën se kishte marrë një kërkesë nga autoritetet e Afganistanit për lehtësim të procedurave në kufi.

Fillimisht Pakistani kishte vendosur ta mbyllte kufirin me Afganistanin të shtunën dhe të dielën me qëllimin për të shmangur çdo sulm ndërkufitar gjatë zgjedhjeve afgane.

Afganistani e ka akuzuar vazhdimisht Pakistanin për strehimin e militantëve talebanë gjë që Pakistani e hedhur poshtë.

Qendrat e votimit në Afganistan u hapën të shtunën mes kërcënimeve të talebanëve për sulme.

Kryengritësit patën paralajmëruar më shumë se nëntë milionë votues që të qëndronin në shtëpi në të kundërt do të rrezikonin jetën.

Zyrtarët njoftuan për një shpërthim të shtunën përpara një qendre votimi në qytetin jugor të Kandaharit që la pas 15 persona të plagosur.

Dhjetëra mijëra forca afgane të sigurisë u shpërndanë në të gjithë vendin për të mbrojtur votuesit dhe më shumë se 4 mijë qendra votimi.

Fushata presidenciale është shoqëruar me akte dhuna prej fillimit të saj. Javën e kaluar 26 vetë u vranë gjatë një tubim Ghani.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG