Lidhje

Studentët amerikanë abuzojnë me alkool nga stresi i madh


Studentët amerikanë abuzojnë me alkool nga stresi i madh
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:15 0:00

Studentët amerikanë abuzojnë me alkool nga stresi i madh

57 për qind e studentëve në kolegjet amerikane kanë konsumuar alkool në muajin e fundit dhe rreth 38 për qind kanë abuzuar me pijet, thonë të dhënat e Institutit Kombëtar të Abuzimit me Alkool dhe Alkolizmit. Por, cila është arsye e konsumimit të tepruar të alkoolit nëpër kolegje? Kronika në vazhdim sjell detaje.

Në vitin 2015, helmimi nga alkoholi i shkaktoi vdekjen studentit 20 vjeçar, Christian Ciammeti.

“Im bir vdiq në spital, ku kuptuam se kishte konsumuar shumë alkool dhe vdiq nga efekti i helmimit. Isha në shtëpi pas punës, e pikëlluar dhe e shtrirë në divan. Nuk kisha çfarë të bëja”, thotë nëna e të ndjerit, aktualisht drejtoreshë ekzekutive e fondacionit shëndetësor CTC, Marry Ciammetti.

Anketave Kombëtare mbi Drogën dhe Shëndetin tregojnë se çdo vit në SHBA humbin jetën rreth 1 mijë e 800 studentë si pasojë e alkoolit.

Por studentët thonë se stresi i madh i detyron të marrin alkool.

“Përfundimisht studentët e këtyre ditëve janë të stresuar. Gjatë javës punojnë shumë ndërsa në fundjavë mësyjnë lokalet e natës ose në shtëpi të shokëve ku pijnë alkool”, thotë studentja e Universiteti Amerikan, Samantha McAllister.

Por ekspertët thonë se alkooli nuk të çliron nga stresi.

“Ka një keqkuptim. Shumë studentë thonë se alkooli të liron stresin. Në fakt, studimet tregojnë se kur studentët pijnë alkool, niveli i stresit në jetë rritet”, thotë Molly Mitchell nga Shkolla e Shëndetit Publik “John Hopkins Bloomberg”.

Ajo rekomandon ashpërsimin e politikave të kolegjeve.

“Inkurajojmë kolegjet të krijojnë rregulla që zvogëlojnë qasjen në alkool, që të përçohet mesazhi se përdorimi i tepruar i alkoolit nuk është pjesë e normale e përvojës studentore”, thotë ekspertja Mitchell.

Zonja Ciammetti, e cila tani drejton një fondacion që edukon njerëzit për rreziqet e alkoolit, pranon se ajo do të duhej të ishte më syhapur për veprimet e të birit që e humbi.

“Nëse më pyesni mua, do të sugjeroja që prindërit të futen në dhomat e tyre dhe të shohin se çfarë mbajnë aty. Kur mendoj të kaluarën, do të bëja gjithçka që ta ktheja pas Christianin. Por është vonë”, thotë Mary Ciammetti nga Fodacioni shëndetësor CTC.

Por, nuk është shumë vonë që prindërit e tjerë të veprojnë, që fëmijët e tjerë të mos përfundojnë si Christiani.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG