Lidhje

Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Bagdat


Forcat irakiane të sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe qëlluan me armë zjarri për të shpërndarë protestuesit në ditën e tretë të demonstratave antiqeveritare në Bagdad.

Kryeministri Adel Abdul-Mahdi njoftoi të enjeten vendosjen e shtetrrethimit të në një përpjekje për të kontrolluar protestat në kryeqytetin dhe kudo tjetër në vend.

Që nga fillimi i protestave ditën e martë, përleshjet me forcat e sigurisë kanë lënë të paktën 18 persona të vrarë, përfshirë një oficer policie ndërsa qindra të tjerë janë plagosur. Përveç përdorimit të plumbave e gazit lotsjellës, autoritetet hedhën ujë e plumba gome me qëllimin për të shpërndarë turmat e njerëzve.

Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj nivelit të ulët të shërbimeve qeveritare dhe korrupsionit.

Të enjten pati njoftimeve në shkallë të gjerë për ndërprerje të internetit.

Protestat janë sfida e parë e madhe për Abdul-Mahdi-n, i cili e formoi qeverinë e tij një vit më parë.

Qeveria ka fajësuar për dhunën ato që i quajti "grupe nxitësish të rebelimit" dhe tha se policia punoi për të garantuar sigurinë e protestuesve paqësorë.

Parlamenti i irakian ka urdhëruar kryerjen e një hetim për dhunën e ushtruar në protesta.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG