Festa e Shegës në Anën e Malit
Në Anën e Malit në Shkodër u zhvillua “Festa e Shegës”, një veprimtari që synoi promovimin e produkteve dhe traditës së një prej zonave ndërkufitare të bashkisë Shkodër. Në mjaft zona të Shqipërisë, fermerët po i kthehen traditës së prodhimeve bujqësore, si mundësi për të zhvilluar agroturizmin.