Ilda Methasani dhe Stiven Shala janë dy të rinj nga Shqipëria, aktivistë me programin Delegatë të Rinisë Shqiptare në OKB që synon të inkurajojë pjesëmarrjen e të rinjve në procesin e vendim-marrjes për zgjidhjen e çështjeve me të cilat përballet shoqëria. Programi i financuar nga Shoqata Shqiptare e Kombeve të Bashkuara iu mundësoi atyre pjesëmarrjen në një numër aktivitetesh në kuadrin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që kishin në qendër të rinjtë. Kolegia Rudina Dervishi bisedoi me dy të rinjtë nga Shqipëria nga studioja e Zërit të Amerikës në Nju Jork.
Facebook Forum