Lidhje

Goodenough, Whittingham dhe Yoshino fitojnë Çmimin Nobel në kimi


Tre shkencëtarë u nderuan me çmimin Nobel në kimi lidhur me punën e tyre për prodhimin e baterive litiumi të karikueshme.

Komisioni Nobel njoftoi të mërkurën se çmimi prej 918 mijë dollarësh do të ndahet mes shkencëtarëve John Goodenough nga Shtetet e Bashkuara, britanikut Stanley Whittingham dhe Akira Yoshino nga Japonia.

"Bateritë me litium kanë revolucionarizuar jetën tonë që kur u futën në përdorim në 1991. Ato kanë hedhur bazat e përdorimit të teknologjisë pa tel, duke i ofruar përfitim të madh njerëzimit për përftimin e energjisë pa përdorur karburant me bazë fosilesh, thanë anëtarët e komisionit.

Gjatë kësaj jave komisioni Nobel shpërndau gjithashtu çmimet për mjekësinë dhe fizikën.

Çmimi për letërsisë pritet të shpallet të enjten dhe ai për paqen të premten.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG