Lidhje

Tiranë: Gratë që jetojnë fshat dhe të drejtat e tyre mbi prona dhe biznese


Edhe pse në dukje ligji nuk i diskriminon gratë e fshatit, është fakt që më shumë se 80% e certifikatave të tokës janë në emër të kryefamiljarit.

Anketat e UNDP-së dhe studime të tjera zbuojnë që pabarazia gjinore në fshat buron kryesisht nga pamundësia e grave për të patur të drejta mbi tokën.

Shqipëri, të drejtat e grave në fshat
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:58 0:00

Familjet e fshatit konsiderohen nga statisitikat zyrtare si të vetëpunësuar, por ato kanë pak tokë për frymë, informim dhe këshillim të pakët, pabarazi në vendimmarrje, duke nisur nga pronësia mbi tokën e deri në temat më të zakonshme.

“Gratë dhe vajzat e fshatit kanë një rëndësi të madhe për shoqërinë dhe ekonominë kombëtare, por ato vuajnë më shumë nga varfëria, krahasuar me gratë dhe burrat e qytetit. Ne duhet t’i bëjmë të zëshme problemet e tyre dhe diskutojmë hapur për vështirësitë e tyre” - Evelina Azizaj, koordinatore kombëtare e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural.

Krahas pabarazisë në të drejtat mbi tokën, gratë në familjet fshatare nuk janë të barabarta me kryefamiljarët edhe sa u takon të ardhurave nga bujqësia, ku ato punojnë gjithë ditën.

Tregjet rurale të punës nuk japin mundësi për gratë dhe ato kanë një shkalllë punësimi më të ulët se sa burrat.

Shkalla e papunësisë për burrat në fshat gjatë dekadës së fundit është rritur me 10%, ndërsa i njëjti tregues për gratë në fshat është dyfishuar.

Gratë dekurajohen nga kërkimi i punës jashtë fermës dhe punojnë gjerësisht në bujqësi në mënyrë mbizotëruese.

Një përqindje e lartë e grave kontribuon si punonjëse në familje, që do të thotë se e bëjnë ato punën e papaguar në ekonominë bujqësore të shtëpisë.

Sipas një ankete të UNDP-së, mbi 30% e grave mendojnë se, për të përmirësuar jetesën në fshat duhet mbështetur bujqësia dhe më pak sektorë të tjerë.

Sipas tyre, krijimi i vendeve të punës në veprimtari jobujqësore mbetet një sfidë kryesore.

“Statistikisht, përkrahja për gratë në fshat është e vogël. Aplikantet përfituese në agjencinë tonë vetëm 15-30 për qind janë femra, e pjesa tjetër janë burra. Kjo vjen sepse burrat janë ata që regjistrohen, janë ata që kanë nipt si fermerë, ata merren me punë zyrash dhe ruajnë një status juridik. Por në fakt, janë gratë ato që punojnë më shumë dhe kujdesen më shumë për mbarëvajtjen e fermës” - tha Frida Krifca, drejtuese e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural

Sipërmarrja në fshat është ende shumë e dobët dhe vetëm 20% e të anketuarve pohuan se të ardhurat e familjes i nxjerrin nga vetëpunësimi jashtë fermës.

Në zonat rurale afro 80% të bizneseve e ze sektori bujqësor, dhe fshati vuan nga larmia e dobët ekonomike dhe nga pamundesia për të krijuar biznese jashtë fermave.

Gratë sidomos kanë mbështetje të pakët financiare, mungesa e njohurive për biznese të reja dhe mungesë të krahut të aftësuar për punë profesionale; e të gjitha këto kanë krijuar një mjedis të pafavorshëm biznesi.

Megjithatë bujqësia vlerësohet prej tyre si veprimtaria ekonomike kryesore për ndërtimin e një jete më të mirë në fshat.

Një pjesë shumë më e vogël e grave në fshat e mendojnë emigrimin si mundësi për një të ardhme më të mirë, kahasuar me burrat.

Por këta të fundit zotëronjë një administrim më të madh të parave të familjes, përfitojnë më shumë shërbime, kanë lirinë e lëvizjes dhe të udhëtimit, ndërsa gratë pengohen nga punët rutinë në bujqësi dhe nga punët e shtëpisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG