Lidhje

Lushnjë : Nderohen luftëtarët e Ballit Kombëtar që u pushkatuan në 1943


Lushnjë : Nderohen luftëtarët e Ballit Kombëtar që u pushkatuan në 1943
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:59 0:00

Në varrezat e dëshmorëve në qytetin e Lushnjës u zhvillua të hënën ceremonia e nderimit të 67 luftëtarëve të Ballit Kombëtar. Ata u pushkatuan në tetor të vitit 1943 nga partizanët e Brigadës së Parë Sulmuese nën drejtimin e Mehmet Shehut dhe Dushan Mugoshës.

Të dhënat historike flasin se pushkatimi erdhi pas kapjes së luftëtarëve gjatë një përplasje me forcat nacional-clirimtare në fshatin Golem, në afërsi të Lushnjës. Gjatë ceremonisë u zbulua një pllakë memoriale që shënon emrat e të pushkatuarve dhe u vendosën kurora dhe lule në nderim të tyre. 67 luftëtarët e Ballit Kombetar janë shpallur "Martirë të Demokracisë" me një dekret të Presidentit të kohës Bujar Nishani.

Në fjalimet e tyre gjatë ceremonisë përfaqësues të spektrit të djathtë politik kërkuan rivlerësimin e historisë mbi këtë ngjarje. Ndërkohë përfaqësues nga Autoriteti i Dosjeve u kërkuan familjarëve që të interesoheshin për të tërhequr dokumente që do të hidhnin dritë jo vetëm për ngjarjen, por edhe për pasojat që pësuan familjarët e të pushkatuarve duke vuajtur burgjet e persekutimet e regjimit komunist.

Lushnjë : Nderohen luftëtarët e Ballit Kombëtar që u pushkatuan në 1943
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:59 0:00

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG