Lidhje

Turqia, Rusia pajtohen për kontroll të përbashkët të kufirit mes Sirisë dhe Turqisë


US Syria
US Syria

Përfaqësuesi Special për Sirinë James Jeffrey thotë se Turqia ishte e vëndosur për të ndërmarrë një ofensivë kundër kurdëve në pjesën veriore të Sirisë pavarësisht prezencës së trupave amerikane atje. Ai i tha Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë gjatë një seance dëgjimore të martën, se disa trupa amerikane janë ende në Siri duke u

përpjekur që armëpushimin e përkohëshëm ta bëjnë të përhershëm. Ligjvënësit amerikanë shprehën shqetësim mbi lëvizjen e forcave qeveritare të Iranit, Rusisë dhe Sirisë për të mbushur boshllëkun e lënë nga tërheqja e trupave amerikane.

Udhëheqësit e Turqisë dhe Rusisë arritën një marrëveshje të martën për të ndarë kontrollin e zonës kufitare siriane dhe që kërkon largimin e luftëtarëve kurdë përgjatë kufirit mes Sirisë dhe Turqisë. Marrëveshja nuk përfshin zonat që aktualisht kontrollohen nga forcat turke. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan foli për marrëveshjen.

“Dy vendet do të miratojnë masa praraprake kundër largimit të terroristëve dhe do të vendoset një mekanizëm i përbashkët për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes.”

Senatori demokrat Bob Mendes, i shtetit Nju Xhersi, e kritikoi aleatin e NATO-s për marrëveshjen me Moskën.

“Nëse kishte ndonjë dyshim më parë, qëllimet e Erdoganit tani janë të qarta: një mision spastrimi etnik në verilindje të Sirisë në kurriz të një stabiliteti më të gjerë rajonal, përfshi luftën kundër Shtetit Islamik pa partneritetin dhe bashkëpunimin amerikan dhe të aleatëve të tjerë të NATO-s.”

Gjatë seancës dëgjimore të martën, anëtarët e Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë e akuzuan Presidentin Donald Trump se i kishte lënë kurdët e Sirisë të ekspozuar ndaj sulmit turk. Ambasadori Jeffrey këmbënguli se Turqia e kishte planifikuar pushtimin pavarësisht paralajmërimit amerikan për të mos e bërë atë.

“I tham Turqisë saktësisht se çfarë do të ndodhte. Ata nuk do të shkonin shumë larg në këtë ofensivë dhe ata nuk ja arritën. Sikurse e dini, ata kanë marrëveshje armëpushimi me ne dhe me rusët. Ne u treguam

saktësisht se çfarë do të ndodhte, që nuk kishte kuptim ndërhyrja dhe tjetërsimi i gjithë situatës në veri të Sirisë, për të bërë diçka që ata nuk mund ta realizonin.”

Kombet e Bashkuara thanë se ofensiva turke në veri të Sirisë ka shpërngulur më shumë se 176 mijë njerëz dhe ka dëmtuar pjesën dërrmuese të infrastrukturës. Madje edhe disa republikanë i kanë bërë thirrje administratës amerikane që të lehtësojë dëmet e shkaktuara nga tërheqja e trupave amerikane.

Senatori republikan Rand Paul bllokoi të martën për të dytën herë votimin e një rezolute të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve që kundërshton formalisht strategjinë e Presidentit Trump në Siri. Udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnel tha se rezoluta ishte shumë e dobët dhe prezantoi një masë të tijën.

“Sipas pikpamjeve të mia është një rast i mirë të shkojmë përtej Sirisë lindore dhe të shprehemi mbi papërshtatshmëritë e tërheqjes në

Afganistan sikuse bëri Presidenti Obama në Irak, një gabim që shkaktoi ritjen e Shtetit Islamik në atë zonë.”

Administrata e Presidentit Trump thotë se disa trupa amerikane do të qëndrojnë në Siri për të parandaluar rënien e puseve të naftës në duart e Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera terroriste.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG