Lidhje

Londër, 39 personat e gjetur të vdekur në kamion, me kombësi kineze


Të gjithë 39 personat e gjetur të vdekur në një kamion në lindje të Londrës besohet të jenë qytetarë kinezë. Lajmi u njoftua të enjten nga policia britanike. Autoritetet bënë të ditur gjithashtu se kishin kryer bastisje në tre prona në Irlandën Veriore.

Sipas deklaratës së policisë, tetë prej viktimave janë gra dhe 31 burra.

Kamioni u gjet një ditë më parë nga punonjësit e urgjencës në parkun industrial Waterglade në Grays, 32 kilometra në lindje të Londrës. Hetuesit besojnë se kamioni ishte nisur nga Zeebrugge i Belgjikës. Autoritetet kanë arrestuar nën dyshimet për vrasje drejtuesin e kamionit, një 25 vjeçar nga Irlanda e Veriut i identifikuar si Morris Robinson.

Ndërsa tragjedia ka të gjitha shenjat e një trafiku qëniesh njerëzore që ka shkuar keq, policia duhet ende të identifikojë emrat e viktimave, mënyrën se si ata kanë vdekur dhe përgjegjësit për ngjarjen.

Zyra e prokurorit publik në Belgjikë njoftoi të enjten se ka hapur një hetim mbi çështjen.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG