Lidhje

Izrael, Benny Gantz tenton të formojë koalicion qeverisës


Udhëheqësi i partisë Bardhë e Blu të Izraelit Benny Gantz do të tentojë të formojë një koalicion qeverisës pas dështimit të Kryeministri Benjamin Netanyahu.

Presidenti izraelit Reuven Rivlin i ka ofruar zyrtarisht partisë centriste Bardhë e Blu mundësinë e krijimit të një koalicioni që për të qeverisur do t’i duhet një shumicë prej 61 vendesh në parlamentin izraelit.

Benny Gantz ka 28 ditë në dispozicion për të arritur një marrëveshje për të qeverisur. Nëse ai dështon, atëherë të gjitha partive parlamentare do t'u jepet një mundësi të formojnë qeverinë. Nëse edhe kjo nuk ndodh atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, çka do të shënonte herën e tretë brenda këtij viti, me shpresën për t'i dhënë fund ngërçit politik.

Në zgjedhjet e muajit shtatorit, partia Likud e Benjamin Netanjahut fitoi 32 vende të parlamentit prej 120 anëtarësh ndërsa ajo Bardh e Blu Benny Gantz , 33.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG