Lidhje

Vazhdojnë protestat anti-qeveritare në Irak

Demonstrators stand in front of Iraqi security forces at Al Jumariyah Bridge during a protest over corruption, lack of jobs, and poor services, in Baghdad, Iraq October 27, 2019. REUTERS/Khalid al-Mousily

Qindra demonstrues irakianë vazhduan protestat e tyre antiqeveritare të dielën në Sheshin Tahrir të Bagdadit.

Më shumë se 60 protestues janë vrarë në përleshje me policinë që prej demonstratave të filluara javën e kaluar.

"Ne jemi këtu për të rrëzuar tërë qeverinë," tha një protestues.

Shërbimi elitar i Irakut Kundër Terrorizmit tha në një deklaratë të Dielën se ishte dislokuar në zonë "për të mbrojtur ndërtesat shtetërore nga elementë të padisiplinuar".

Njësia e luftës kundër terrorizmit tha se është udhëzuar të "përdorë të gjitha masat e nevojshme" për t'i dhënë fund protestave kundër qeverisë së kryeministrit Adel Abdul Mahdi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG