Lidhje

Kupperman refuzon të dëshmojë në hetimet për shkarkimin e Presidentit


Një ish ndihmës i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare refuzoi të dëshmonte të hënën në hetimet e drejtuara nga ligjvënësit demokratë të Kongresit, që synojnë shkarkimin e Presidentit Donald Trump.

Charles Kupperman, i cili ka qenë zëvendës i ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare John Bolton, ishte thirrur nga ligjvënësit demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve për t'iu përgjigjur pyetjeve pas dyerve të mbyllura në lidhje me çdo informacion që ai mund të ketë rreth një bisede të Presidentit Trump me Presidentin e Ukrainës më 25 korrik.

Zoti Kupperman ka qenë i pranishëm gjatë bisedës, në të cilën demokratët thonë se Presidenti Trump i kërkoi Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy "një favor": të hetonte çdo lidhje që ky vend mund të kishte me përpjekjet për ta mposhtur atë në zgjedhjet e vitit 2016, të hetonte gjithashtu për njërin nga rivalët e tij kryesorë demokratë në zgjedhjet e 2020s, ish Zëvendës Presidentin Joe Biden dhe djalin e tij Hunter Biden.

Ky i fundit ishte kishte qenë anëtar i bordit të kompanisë ukrainase të gazit Burisma, ku kishte nxjerrë fitime të majme.

Telefonata, të cilën Presidenti Trump e ka quajtur "perfekte", është në qendër të hetimeve të ndërmarra nga demokratët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG