Lidhje

Tiranë: Politika e SHBA në Ballkanin Perëndimor


Në Tiranë u zhvillua sot një konferencë ndërkombëtare mbi politikën e SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor. Diplomatë, qeveritarë dhe analistë të njohur diskutuan mbi zhvillimet në Shqipëri e Kosovë dhe ndikimin e SHBA-ve dhe BE-së në rajon.

Tiranë, Konferencë ndërkombëtare mbi politikën amerikane në Ballkan
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:27 0:00

Diplomatët amerikanë në Tiranë pohuan sot se Shqipëria po punon shumë për reformën në drejtësi, si edhe reforma zgjedhore u bë një projekt kombëtar që po ndiqet nga qeveria, opozita parlamentare dhe partitë opozitare jashtë tij.

E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri, Lejla Moses-Ones tha se drejtuesit e Shqipërisë kanë zgjedhur të bëjnë kompromis për hir të së mirës të përbashkët.

Ajo i bëri këto komente në konferencën “Politika e SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga Universiteti Mesdhetar në Tiranë.

“Shqipëria është tashmë një vend kandidat i BE-së - kjo nuk ka ndryshuar. Puna që po tashmë po vazhdon dhe ajo çfarë mbetet për t’u bërë nuk ka ndryshuar. Shqipëria do të fitojë vendin e saj në radhët e shteteve anëtare të BE-së duke dyfishuar përpjekjet për zbatimin e reformave në drejtësi, përfshirë korrupsionin dhe fitoren mbi plagën e krimit të organizuar. Kjo ka të bëjë me vlerat; kjo ka të bëjë me sundimin e ligjit; kjo ka të bëjë me begatinë dhe mundësinë për qytetarët shqiptarë” - tha zonja Moses-Ones.

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria dhe SHBA kanë një marrëdhënie të vecantë, dhe se Uashingtoni i ka mbështetur shqiptarët për afro një shekull, qysh nga fillesat e shtetit shqiptar. Reformat e Shqipërisë tha ai nuk bëhen për SHBA-nt dhe BE-në, por për popullin shqiptar.

“Ne nuk i bëjmë reformat as për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as për Bashkimin Europian. Nuk i kërkojmë nga vetja të gjitha këto ndryshime të domosdoshme dhe nuk jemi të angazhuar me aleatët tanë në këto procese të ndërlikuara, sepse na kërkohet nga ata, por sepse e kërkon destinacioni i ynë historik, që është krijimi i një hapësire shqiptare dhe në rastin konkret të Shqipërisë, të një shteti modern europian me të gjitha standardet demokratike dhe me të gjitha institucionet funksionale” - tha ai.

Folësit theksuan se si vitin tjetër Shqipëria pritet të marrë kryesimin e radhës së OSBE-së dhe se si, me mbështetjen e amerikane dhe europiane do të angazhuar për të trajtuar çështje dhe kriza të mprehta, si lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, përkrahjen e rolit të grave në zgjidhjen e konflikteve, rininë dhe kontrollin e armëve.

Oratorët vlerësuan si parimore qqëndrimet e Shqipërisë si për zhvillimet në rajon edhe më gjerë, duke shërbyer si një faktor paqeje dhe qëndrueshmërie.

Konferenca “Politika e SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor” bashkoi rreth një tryeze shumë studiues dhe figura të njohura të politikës, diplomacisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG