Lidhje

Trajnimi i refugjatëve të rinj rohingya në kampet e Bangladeshit


Mundësia për arsim në kampin e refugjatëve rohingya në Bangladesh është e kufizuar në nivelin e shkollës fillore. Për të zëvendësuar këtë mangësi, atyre po u ofrohen trajnime alternative për aftësimin e tyre. Refugjatëve adoleshentë po u mësohen aftësi që mund t’i ndihmojnë ata të sigurojnë jetesën dhe të përballen me vështirësitë e përditshme. Korespondenti i Zërit të Amerikës ishte në Cox’s Bazar në Bangladesh dhe bisedoi me refugjatet e reja mbi projektin e trajnimit.

Me objekte të kufizuara arsimimi në kampet e refugjatëve rohinga në Bangladesh, të rinjtë këtu i mirëpresin trajnimet speciale për të fituar një zanat, siç është edhe rrobaqepësia.

Qendrat e reja si kjo janë të ndërtuara enkas për të ndihmuar refugjatët rohingya që të kenë mundësi më të mira se ato në Mianmar, të njohur gjithashtu edhe si Birmani. 15 vjeçarja Satrifa është refugjate rohinga.

“Në Birmani ne nuk mund të bëjmë asgjë. Nuk na mëson askush. Këtu në Bangladesh ka njerëz që po na mësojnë shumë gjëra. Njerëzit dhurojnë makina qepëse, që ne të mund të bëjmë rrobat tona. Tani po mësojmë shumë dhe mund të kemi një zanat që të sigurojmë jetesën.”

Shumica e aftësive që mësohen mund të ndihmojnë këto të reja në jetën e përditshme duke krijuar mundësinë e punësimit. Disa studentë po punojnë me bateri që rikarikohen dhe drita solare. Nur Kayes është refuagjte 15 vjeçare rohingya.

“Është gjë e mirë të kesh elektricitet që ne të mos ushqehemi në errësirë. Nuk kemi nevojë të shkojmë shumë larg për të blerë vajguri për ndriçim. Tani që kemi ndriçim jemi më të sigurtë.”

Përveç trajnimit për të fituar një profesion, të rejave u ofrohet edhe një mjedis i mirë për të diskutuar sfidat kulturore për të cilat nuk flitet shpesh në shtëpi. 17 vjeçarja Tasmin është refugjate rohingya.

‘Për mua është shumë e rëndësishme që të mos martohem në moshë shumë të re. Nuk dimë shumë për jetën, nuk kemi njohuri për të punuar dhe siguruar jetesën. Shumë vajza martohen para se të bëhen 18 vjeçe. Atyre u duhet të punojnë shumë dhe mplaken shpejt.”

Ndërsa nuk ka gjasa për riatdhesimin e më shumë se gjysëm milioni të rinjve refugjatë, shumica e familjeve shpresojnë për zbatimin e një programi arsimor të duhur për adoleshentët për të parandaluar atë që shumë analistë parashikojnë se mund të jetë një brez i humbur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG