Lidhje

Industria e filmit në Albakërki


Albuquerque Studios, a 100,000-square-foot-compound houses NETFLIX and NBC Universal among other production companies.
Albuquerque Studios, a 100,000-square-foot-compound houses NETFLIX and NBC Universal among other production companies.

A do të bëhet Albakërki, në Nju Meksiko Hollivudi i ardhshëm? Industria në zhvillim e filmit dhe televizionit në këtë shtet ka fituar terren që kur dhënia e stimujve të taksave për xhirimet në Nju Meksiko ka çuar në marrëveshje miliarda dollarëshe mes kompanive kryesore të produksionit dhe Studios “Albuquerque”. Korrespondentja Penelope Poulou e Zërit të Amerikës ka këtë material nga shkretëtira e lartë e Nju Meksikos.

Një ditë e zakonshme kjo për Frank Sandoval, pronar i autormjetit rekreativ turistik “Breaking Bad” në Albakërki, Nju Meksiko.

Për tre orë, turistët mund të udhëtojnë në autmjetin e tij Fleetwood Bounder, identik me atë të shfaqur në serialin televiziv "Breaking Bad." Seriali, fitues i çmimit Emmy, me personazh kryesor një mësues kimie në vështirësi ekonomike që kthehet në trafikant droge, u filmua në Albakërki dhe u pëlqye si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

“Breaking Bad e vendosi Albakërkun në hartë përsa i përket industrisë së filmit”, thotë Frank.

Këtu, në një peizazh të hapur, ku dielli mbretëron për 310 ditë në vit, dhe trafiku më i ngarkuar zgjat 20 minuta, ka hedhur rrënjët NETFLIX-i..

Gjigandi i industrisë së argëtimit bleu Studiot “Albuquerque”, një kompleks prej 100,000 metrash katrorë dhe nënshkroi një marrëveshje miliarda dollarëshe për të realizuar seriale dhe filma televizivë këtu, gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Kompania NBC Universal pasoi me një marrëveshje prej 500 milion dollarësh. Shfaqja e saj shumë e ndjekur televizive "Briarpatch" është një nga dhjetëra serialët televizivë të filmuar në një nga studiot këtu.

Producentët Keith Raskin dhe Linda Morel thonë se Nju Meksiko ofron një alternativë të mirë filmimi krahasuar me Los Anxhelesin e shtrenjtë dhe të ngarkuar. Peizazhi i larmishëm dhe mundësia e zgjedhjes së ekipit gjithashtu ndihmojnë. Një tjetër avantazh?

“Hapësira, hapësira. Kemi punuar në Los Anxheles për një kohë të gjatë. Unë jam nga Los Anxhelesi. Është shumë e vështirë të gjesh skena për të xhiruar në qytet“, thotë producentja Linda Morel.

Keith Raskin thotë se të gjitha këto përfitime janë bërë qendër e bisedave mes producentëve të përgatitur për t’i çuar bizneset e tyre në Albëkërk.

"Mendoj se jemi në fillimin e një batice. Ka një interes të madh për të xhiruar këtu", thotë Keith Raskin.

Interesi i Hollivudit arriti kulmin pasi u nënshkruan stimuj shtesë për taksat nga Nju Meksiko korrikun e kaluar, thotë Amber Dodson, koordinatore e filmit në Albëkërk.

"Zbritja në taksa ishte më parë në 50 milion dollarë. Tani është rritur në 110 milion dollarë".

Sa më e madhe sasia e investimeve të një kompanie prodhimi këtu, aq më e madhe zbritja. Edhe Nju Meksiko fiton, thotë zonja Dodson. Për të marrë nxitjen, kompanitë e prodhimit duhet të punësojnë talentë lokal.

"Ata janë këtu për 10 vjet. Dhe numri i vendeve të punës që krijojnë është i madh! Me një vlerësim konservator, vetëm kjo marrëveshje, do të krijojë 1.000 vende pune".

1,000 vende pune në vit.

Frank Sandoval pajtohet me këtë vlerësim. Turi i tij që operon dy herë në ditë, është i rezervuar plotësisht nga njerëz që vijnë nga e gjithë bota.

“E shoh se ne do të bëhemi Hollivudi i ardhshëm. Disa njerëz e quajnë Temëlhud."

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG