Lidhje

Protesta në Bagdat


Iraqi demonstrators take part at ongoing anti-government protests at Tahrir Square in Baghdad, Iraq November 2, 2019. REUTERS/Saba Kareem
Iraqi demonstrators take part at ongoing anti-government protests at Tahrir Square in Baghdad, Iraq November 2, 2019. REUTERS/Saba Kareem

Protestuesit antiqeveritar në kryeqytetin e Irakut kanë mbyllur rrugët kryesore.

Shkollat dhe zyrat e qeverisë janë gjithashtu të mbyllura në Bagdad dhe qytetet e tjera të Irakut të dielën, fillimi i javës së punës në vendin me shumicë myslimane, pasi demonstruesit dolën në rrugë për të kërkuar ndryshim të sistemit politik të vendit.

Të shtunën në Bagdat u zhvillua një tjetër demonstratë për të sfiduar shtypjen e protestave nga qeveria.

Dhjetëra mijëra irakianë u mblodhën të premten në Sheshin Tahrir të Bagdadit në demonstratën më të madhe antiqeveritare që nga fillimi i protestave një muaj më parë.

Protestuesit me flamuj mbushën sheshin dhe bulevardet para lutjeve të së premtes.

Protestat, të cilat filluan një muaj më parë, janë rritur në madhësi ditët e fundit, me demonstruesit që sfidojnë forcat e sigurisë që kanë vrarë shumë njerëz. Zyrtarët e sigurisë dhe mjekësisë thonë se të paktën 225 njerëz kanë vdekur në muajin e kaluar, përfshirë pesë persona që vdiqën të premten nga plagët e marra më parë.

Disa nga protestuesit të premten drejtuan zemërimin e tyre drejt Iranit, i cili ka lidhje të ngushta me disa parti politike në vend.

Protestat janë pa lider, pa një strukturë organizative dhe ato nuk janë të unifikuara.

Sidoqoftë, ato kanë tërhequr një shtresë të gjerë të popullsisë, që kërkojnë një fund të korrupsionit, papunësisë dhe shërbimeve të dobëta qeveritare në Irak.

Amnesty International tha që forcat e sigurisë kanë gjuajtur granata me gaz lotsjellës të gradës ushtarake drejtpërdrejt mbi turmat në Bagdad, duke shkaktuar lëndime në shkallë të gjerë.

Një veprim në parlamentin e Irakut për të miratuar një projekt-ligj që anulon privilegjet dhe përfitimet për politikanë të lartë, përfshirë presidentin, kryeministrin dhe ministrat e kabinetit, ka bërë pak për të qetësuar demonstruesit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG