Lidhje

Tiranë: Studim mbi kërkesat e protestave studentore pas një viti


Një vit pas protestave studentore, kërkesat e tyre ende nuk janë plotësuar as angazhimet e qeverisë nuk janë përmbushur.

Organizata “Qëndresa Qytetare” publikoi sot një raport monitorimi dhe sondazh, sipas të cilave, rreth 70 % e studentëve i konsiderojnë tarifat e studimeve master si të papërballueshme për financat e tyre.

Kërkesat e studentëve dhe pakti i qeverisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:01 0:00

Afro gjysma e studentëve të anketuar i konsiderojnë të larta tarifat e konvikteve.

"Sipas studimit, mbi 80% e studentëve e vlerësojnë emergjent dhe mëse të nevojshëm nisjen e kontrolleve anti-plagjiaturë mbi doktoraturat dhe studime të tjera universitare" - tha Rigers Xhemollari, përfaqësues i organizatës "Qëndresa Qytetare", autor i studimit.

Ky proces duhet të niste në qershorin e kaluar, por ende autoritetet nuk kanë marrë ndonjë masë.

Në një tjetër raport të publikuar po sot, krahas papunësisë së lartë dhe zhgënjimit masiv të rinisë nga institucionet dhe forcat politike, theksohet pakënaqësia e studentëve ndaj kushteve në Universitete.

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë dhe CRCA vërejtën në raportin e tyre vjetor “Rinia në Shqipëri 2019” se Shqipëria renditet në vendin e parë në Europë për numrin e të rinve që synojnë të ikin dhe të studiojnë jashtë vendit.

"Nga studimi doli se 35% e studentëve me diplomë Bachelor dhe 30% të studentëve të tjerë synojnë të studiojnë jashtë vendit, ndërsa edhe kushtet ekonomike të tyre janë të dobëta, krahasuar me vendet e tjera" - tha Klaudio Pulaha, nga Rrjeti Kombë​tar pë​r të​ Rinjtë​.

Gjatë protestave të një viti më parë studentët kërkuan përgjysmimin e tarifave të studimit dhe dyfishimin e votave të tyre në zgjedhjen e bordeve të administrimit në universitete, por as kjo nuk u pranua nga autoritetet.

Qeveria miratoi 11 amendamente ligjore dhe 4 vendime në një paketë, që e quajti Pakti për Universitetin. Por monitorimi i tanishëm konstatoi se Pakti i qeverisë për Universitetin nuk u realizua në kohën dhe cilësinë e premtuar nga autoritetet.

Midis premtimeve të qeverisë ishte edhe Biblioteka Dixhitale, po ajo nuk ofroi literaturën që kërkuan studentët, u klikua nga vetëm 5% të studentëve, kushtoi mbi 680 mijë dollarë, me të cilat mund të bliheshin rreth 50 mijë libra universitarë.

Jeta universitare në Shqipëri u paralizua nga fillimi i dhjetorit të kaluar, kur auditoret u zbrazën për shkak të disa tarifave të papërballueshme prej studentëve, krahas mungesave të tjera të shumta në universitete.

Pas protestave me 8 kërkesa ekonomike dhe akademike, studentët e universiteteve publike deklaruan qysh në fillim të këtij viti, se vendimet e qeverisë nuk i përmbushin kërkesat e tyre.

Qeveria miratoi disa vendime e amendamente ligjore dhe kërkoi dialog me studentët, por sipas tyre, dialogu nuk ishte i nevojshëm në nivelin e kërkesave bazike të të drejtave njerëzore.

Studentët thanë se protesta nuk kishte përfaqësi dhe se nuk do të kishte kanë bisedime me qeverinë, mbasi kërkesat e tyre ishin minimale.

Protesta njëmujore e studentëve ishte paqësore, nuk u regjistrua ndonjë akt dhune, ndaj gjeti mbështetje nga qytetarët, por sot pas një viti kërkesat dhe nevojat e tyre janë po ato.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG