Lidhje

Muri i Berlinit dhe e djathta ekstreme në Gjermani


Rrëzimi i Murit të Berlinit 30 vjet më parë i dha fund ndarjes së qytetit dhe simbolizoi çlirimin përfundimtar të Gjermanisë Lindore, e më pas të pjesës tjetër të Evropës Lindore, nga sundimi komunist sovjetik. Megjithatë, përvjetori i rrëzimit të murit vjen në një kohë kur politika e Lindjes dhe e Perëndimit vazhdon të ketë jehonë në shoqërinë gjermane. Në ish-Gjermaninë Lindore komuniste, një parrullë demokratike nga revolucioni i vitit 1989 është rikthyer dhe po rezonon në ditët e sotme tek e djathta nacionaliste. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Charles Maynes njofton nga Tyringen në ish Gjermaninë Lindore.

Këto ditë, atmosfera në shtetin Tyringen, në Gjermaninë lindore, është pa dyshim e trishtë.

Aty ka marrë krah partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, ose AfD.

Kandidatja e kësaj partie, Nadine Hoffman, bëri fushatë dhe fitoi në qytetin e saj të lindjes, Hildburghausen me një ide kryesore: ribashkimi i Gjermanisë pas vitit 1989 ka dështuar të arrijë nivelin e shpresuar.

“Lindja dhe Perëndimi janë ende të ndarë. Më shumë se ç’ishin 30 vjet më parë. Ne duhet ta përfundojmë këtë proces për tu bërë një.

Për partinë AfD, kjo do të thotë të shfrytëzosh sloganet dhe emocionet e vitit 1989: kur mijëra njerëz dolën rrugëve të Gjermanisë komuniste lindore dhe kërkuan ndryshim.

Vëzhguesit thonë se thirrjet e së kaluarës po riformatohen tani nga partia AfD mes premtimeve për të arritur, - sipas fjalëve të tyre – “përfundimin e revolucionit” për gjermano-lindorët.

“Ata menduan se brenda tre vitesh do të kishin çdo gjë – do të ishin njësoj edhe ekonomikisht. Por nuk ndodhi ashtu. Edhe sot e kësaj dite shumica e qytetarëve të Gjermanisë Lindore thonë se e ndjejnë veten si qytetarë të dorës së dytë, për shkak të asaj që përjetuan”, thotë Hajo Funke, me Universitetin Free në Berlin.

Me ardhjen e qindra mijëra refugjatëve në Gjermani që nga viti 2015, partia AfD dhe grupe të tjera të ekstremit të djathtë kanë gjetur një çështje të fuqishme.

Në Tyringeni dhe gjetkë në Lindje, kjo ka nxitur lëvizjen "Gjermanët të Parët" me nota shqetësuese të së kaluarës naziste të Gjermanisë.

Nuk ka dyshim se mesazhi i AfD rezonon tek gjermanët. Ndërsa partia tani përfaqësohet në shkallë kombëtare, baza e saj thelbësore mbetet në lindje.

“Isha 18 vjeçe kur pashë si këta njerëz mundoheshin të ndalonin bashkë-qytetarët e tyre të protestonin. Besoj se jemi shumë pranë të njëjtit skenar përsëri”, thotë Katrin, mbështetëse e parties AfD

Por a është AfD një vizion i korriguar konservator, apo një jehonë e kapitullit më të errët të historisë gjermane?

Sido që të jetë, zhgënjimet e vitit 1989 po e nxisin debatin. Mos marrja parasyshë e kësaj situate mund të përbëjë rrezik për Gjermaninë dhe mbase edhe për të gjithë Evropën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG