Lidhje

Historiani rus Oleg Sokolov dyshohet për vrasjen e një 24 vjeçareje


FILE - In this Sunday, Sept. 16, 2012 file photo, Oleg Sokolov, a history professor at St. Petersburg State University, wears a 1812-era French army general's uniforms during a staged battle re-enactment to mark the 200th anniversary of the battle…

Në Rusi autoritetet shpëtuan nga mbytja në lumin Moika të qytetit të Shën Peterburgut një person që kishte me vete një çantë shpine brenda së cilës gjendeshin pjesë të trupit një gruaje. Personi i cili besohet të jetë një historian i shquar akuzohet tashmë për vrasje.

Komiteti hetimor rus njoftoi se 63-vjeçari u shpëtua ditën e shtunë herët në mëngjes. Ai u shtrua në spital me hipotermi.

Mediat lokale e identifikuan personin si Oleg Sokolov, një historian i universitetit Shtetëror të Shën Peterburgut të cilit dikur autoritetet franceze i kishin dhënë urdhrin e Legjionit të Nderit lidhur me hulumtimet e tij rreth figurës së udhëheqësit ushtarak francez Napoleon Bonaparti.

Duke cituar burime të policisë agjensia shtetërore e lajmeve TASS shkruante se dyshohet se viktima mund të jetë një studente e tij, Anastasia Yeshchenko, nga rajoni Krasnodar i Rusisë. Sipas njoftimeve ajo dhe Oleg Sokolov-i kishin punuar sëbashku për kërkimet e kryera rreth figurës së Bonapartit.

Gazeta Fontanka citonte burime policore sipas të cilave dyshohet se Oleg Sokolov kishte qenë në gjendje të dehur dhe kishtë rënë në lumë ndërsa përpiqej të zhdukte trupin e viktimës.

Identiteti i të dyshuarit si autor i krimit u konfirmua më edhe nga Aleksandr Pochuyev. Ky i fundit tha se është avokati i Sokolov-it dhe pretendon se klienti i tij "ka nënshkruar një marrëveshje për pranimin e fajit".

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Aleksandr Pochuyev u ka thënë hetuesve se Oleg Sokolov planifikonte ta zhdukte kufomën e më pas të kryente vetëvrasje në publik, i veshur si Napoleoni.

Policia njoftoi se gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit u zbuluan pjesë të kufomës së një gruaje 24-vjeçare si dhe një sharrë që dyshohet të jetë përdorur për ta coptuar viktimën.

Në vitin 2003 Oleg Sokolov-i kishte marrë urdhrin e Legjionit të nderit, dekorata më e lartë civile e Francës, nga Presidenti i atëhershëm Zhak Chirac, lidhur me studimin e tij mbi Napoleon Bonapartin.

Agjencia TASS bëri të ditur se pas kërkimeve në lumë u gjetën mbetje të një tjetër personi të paidentifikuar. Nuk është ende e qartë nëse viktima e dytë lidhet me rastin e Oleg Sokolov-it.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG