Lidhje

Vritet në Rripin e Gazës komandanti i grupit Xhihadi Islamik


Forcat izraelite kryen një sulm të pazakontë të martën në Rripin e Gazës, duke vrarë një komandant të lartë të grupit militant Xhihadi Islamik.

Në një deklaratë të zyrës së kryeministrit Benjamin Netanyahu thuhej se Bahaa Abu el-Atta "ishte përgjegjës për shumë sulme terroriste dhe për sulme me raketa ndaj Izraelit muajt e fundit".

Xhihadi Islamik tha se nga sulmi u vra edhe gruaja e Abu el-Atta-s dhe u plagosën fëmijët e tyre.

Grupi deklaroi se do të hakmerrej dhe po ashtu edhe organizata ekstremiste Hamas, e cila tha se Izraeli "bart të gjitha pasojat e këtij shënjestrimi dhe shkallëzimi të rrezikshëm".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG