Lidhje

Të dhëna të reja mbi rrëzimin e avionit të “Malaysia Airlines” në 2014


Korrik 2014
Korrik 2014

Një ekip hetimor i drejtuar nga Holanda që po heton rrëzimin në vitin 2014 të një të një avioni të linjës ajrore “Malaysia Airlines” mbi Ukrainë, ka publikuar përgjime të reja telefonike që lidhen me ngjarjen. Hetuesit thonë se bëhet fjalë për regjistrime bisedash mes komandantëve ushtarakë rusë me luftëtarë separatistë përfshirë dhe një zyrtar të Kremlinit. Incidenti shkaktoi vdekjen e 298 personave në bordin e avionit.

Në qershor, prokurorët holandezë njoftuan se tre shtetas rusë dhe një ukrainas do të gjykohen në Holandë për përfshirjen e tyre të dyshuar në rrëzimin e avionit.

Ndërsa njoftonin akuzat, prokurorët thanë se kishte prova të një linje të drejtpërdrejtë komunikimi mes zyrtarëve rusë dhe separatistëve, që poo luftonin në Ukrainën lindore.

Avioni i linjës ajrore “Malaysia Airlines” MH17 po fluturonte nga Amsterdami në drejtim të Kuala Lumpur-it kur shpërtheu dhe u rrëzua në territorin në lindje të Ukrainës që kontrollohet nga luftëtarët pro-rusë më 17 korrik 2014.

Në përgjimet e publikuara në YouTube dhe që datojnë korrikun 2014, sipas ekipit të hetuesve, disa persona dëgjohen duke diskutuar për atë që duket se është një zinxhir komandues.

Në një prej përgjimeve një person që duket të jetë në pozitën e një komandanti i thotë një tjetri se "ata po vijnë me një mandat nga Shoigu", një referencë për ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu.

Në biseda përmendet vazhdimisht emrin Surkov, një referencë për Vladislav Surkov-in, këshilltar i lartë i Presidentit rus Vladimir Putin.

Ndërkohë në një reagim të enjten ministria e Jashtme ruse tha se nuk është konfirmuar nëse përgjimet telefonike janë të vërteta.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG