Lidhje

Turqia deporton amerikanin e dyshuar si anëtar i ISIS


Turqia njoftoi të enjten se po deporton drejt Shteteve të Bashkuara një shtetas amerikan që dyshohet të jetë anëtar i Shtetit Islamik.

Ministria e Brendshme e Turqisë tha se 39-vjeçari Mohammad Darwis B po riatdhesohet pasi kishte qëndruar për disa ditë në një territor të papërcaktuar mes Turqisë dhe Greqisë. Ankaraja tha gjithashtu se tashmë Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord ta marrin atë.

Kthimi i tij në Shtetet e Bashkuara pason takimin në Uashington mes Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidentit Donald Trump.

Që pas nisjes së ofensivës ushtare në veri të Sirisë, Turqia ka nisur një fushatë për të dëbuar anëtarët e huaj të ISIS-it, të cilët janë ndaluar në Turqi apo Siri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG