Lidhje

Sulm me makinë bombë në veri të Sirisë


Aktivistët e opozitës siriane dhe ministria turke e Mbrojtjes thane se një makinë bombë shpërtheu sot në një qytet në veri të Sirisë, duke vrarë të paktën 12 persona dhe duke plagosur disa të tjerë.

Një numër aktivistësh që raportojnë për zhvillimet në thonë, publikuan një video ku shfaqej skena kaotike menjëherë pas shpërthimit në qytetin al-Bab.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani njoftoi se 14 njerëz, përfshirë nëntë civilë, u vranë në qytetin Al-Bab në provincën Alepo.

Qendra e Medias në Aleppo, tha se 12 njerëz u vranë nga shpërthimi në një pjesë të ngarkuar të qytetit pranë një stacioni autobusi.

Ministria turke e Mbrojtjes tha se fajësoi milicinë kurde për shpërthimin, të njohur si Njësitë e Mbrojtjes Popullore.

Nuk është e pazakontë që të jepen shifra të ndryshme të viktimave në pasojat e menjëhershme të këtij lloj sulmi.

Askush nuk mori përgjegjësi për sulmin.

Luftëtarët e opozitës siriane të mbështetur nga Turqia morën nën kontroll pjesët e provincës Alepo, përfshirë qytetet al-Bab dhe Afrin, në ofensivat e mëparshme ushtarake përkatësisht në vitin 2016 dhe 2018.

Sulmet e muajit të kaluar kanë ardhur në mes të një inkursioni të zgjeruar turk në Sirinë verilindore kundër qyteteve dhe fshatrave të kontrolluara nga kurdët përgjatë kufirit.

Turqia filloi një operacion ushtarak kundër luftëtarëve kurdë në vazhdën e vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të tërhequr pjesën më të madhe të trupave amerikane nga Siria veriore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG