Lidhje

Senati amerikan projektligj për mbrojtjen e të drejtave në Hong Kong


Senati amerikan miratoi një projektligj në mbështetje të të drejtave të njeriut në Hong Kong, pas disa muajsh trazirash shpesh të dhunshme në qytetin gjysmë autonom kinez.

Akti për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë në Hong Kong u miratua njëzëri të martën. Ky vendim i Senatit i shkon tashmë Dhomës së Përfaqësuesve që ka miratuar tashmë një ligj të ngjashëm, për një variant përfundimtar.

Projektligji parashikon sanksione ndaj zyrtarëve kinezë dhe të Hong Kongut të cilët kanë kryer abuzime me të drejtat e njeriut. Ai parashikon dhe një rishikim vjetor të statusit favorizues tregtar që Uashingtoni i jep Hong Kongut.

Gjatë prezantimit të projektligjit senatori republikan Marco Rubio tha se ky akt i dërgon një mesazh mbështetjeje qytetarëve të Hong Kongut që kanë protestuar për liritë themelore përballë shtypjes nga qeveria kineze.

Qeveria e Kinës ka premtuar të kundërpërgjigjet, por pa specifikuar se çfarë masash do të marrë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG