Lidhje

Të paktën 5 të vrarë në protestat në jug të Irakut


A demonstrator holds an Iraqi flag near burning tires during ongoing anti-government protests in Nassiriya, Iraq November 24, 2019. REUTERS/Ahmed Dhahi NO RESALES. NO ARCHIVES
A demonstrator holds an Iraqi flag near burning tires during ongoing anti-government protests in Nassiriya, Iraq November 24, 2019. REUTERS/Ahmed Dhahi NO RESALES. NO ARCHIVES

Forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve në jug të Irakut, duke vrarë të paktën pesë vetë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, ndërsa vazhdojnë javët e trazirave në Bagdad dhe disa qytete jugore.

Protestuesit po kërkojnë rrëzimin e një klase politike të konsideruar si të korruptuar dhe që u shërben fuqive të huaja ndërsa shumë irakianë vuajnë në varfëri, pa punë, kujdes shëndetësor apo arsim.

Protestuesit u mblodhën gjatë natës në tre ura në Bagdad dhe forcat e sigurisë përdorën armë dhe gaz lotësjellës për t'i shpërndarë, duke vrarë tre persona.

Më shumë se 50 të tjerë u plagosën, kryesisht nga plumbat e përdorura nga forcat e sigurisë gjatë përleshjeve në qytet.

Dy të tjerë u vranë dhe mbi 70 u plagosën të dielën pasi forcat e sigurimit përdorën zjarr të drejtpërdrejtë për të shpërndarë protestuesit pranë portit kryesor të vendit në Gjirin Umm Qasr pranë Basrës, thanë burimet mjekësore dhe policia.

Protestuesit ishin mbledhur për të kërkuar që forcat e sigurisë të hapnin rrugët rreth qytetit port të bllokuara nga forcat qeveritare në përpjekje për të parandaluar protestuesit të arrinin në hyrjen e portit.

Të paktën 330 njerëz janë vrarë që prej fillimit të trazirave masive në Bagdad dhe jug të Irakut në fillim të tetorit, demonstratat më të mëdha që nga rënia e Saddam Hussein në 2003.

Trazirat në Irak kanë prishur qetësinë relative që pasoi rënien e Shtetit Islamik në vitin 2017.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG