Lidhje

Francezët kërkojnë rizgjim kombëtar kundër dhunës në familje


A woman raises her fist as she protests against domestic violence, in Paris, Saturday, Nov, 23, 2019. Protesters are marching through Paris to pressure the French government to take stronger steps to prevent deadly domestic violence. France has…
A woman raises her fist as she protests against domestic violence, in Paris, Saturday, Nov, 23, 2019. Protesters are marching through Paris to pressure the French government to take stronger steps to prevent deadly domestic violence. France has…

Francezët kërkojnë rizgjim kombëtar kundër dhunës në familje

Mijëra protestues marshuan në Paris të shtunën duke bërë thirrje për një rizgjim kombëtar dhe më shumë veprime nga qeveria për të parandaluar dhunën në familje. Sipas njoftimeve, vetëm gjatë këtij viti dyshohet se janë vrarë 130 gra e vajza. Presidenti Emmanuel Macron e ka quajtur gjendjen në të cilën ndodhet vendi për sa i takon dhunës në familje si "turpin e Francës".

Një valë flamujsh e banderolash në ngjyrë vjollcë u valvitën nëpër rrugët e Parisit si pjesë e një fushate publike kundër dhunës ndaj grave si dhe për t’u bërë homazh 130 grave që dyshohet se janë vrarë nga partnerët apo ish-partnerët e tyre vetëm gjatë këtij viti.

"Mendoj se ka një rritje të nivel të ndërgjegjësimit prej fillimit të lëvizjes “Ne të gjitha”. Fjala" femicide" është bërë pjesë e fjalorit publik dhe lidhet me atë që një grua vritet sepse është grua. Problemi shfaqet kur burri nuk pranon të heqë dorë nga gruaja dhe kjo ndodh shpesh kur çifti ndahet. Ndodh që procesi të shoqërohet me një vrasje, si një mënyrë për burrin që ta zotërojë gruan", thotë Beatrice Donnard aktiviste për të drejtat e grave.

Megjithëse Franca gëzon një reputacion përparimtar dhe propagandon për të drejtat e grave në të gjithë botën, ajo ka ndër nivelet më të larta në Evropë të dhunës në familje, pjesërisht për shkak të përgjigjes së dobët të policisë ndaj njoftimeve për abuzim.

Shumë nga gratë e vrara këtë vit kishin kërkuar më parë ndihmë nga policia.

Marshimit të së shtunës iu bashkuan yjet e kinemasë dhe televizionit francez. Viktimat e dhunës në familje si dhe aktivistet kërkuan t'i jepet fund të ashtuqujturit "femicide", një term që i refrohet vrasjes së një gruaje apo një vajze nga një burrë për shkak të gjinisë së saj.

Protesta u zhvillua në ditën ndërkombëtare të Kombeve të Bashkura për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe kishte për qëllim të ushtrojë presion ndaj qeverisë franceze për një qasje të re dhe më efikase për të zgjidhur problemin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG