Lidhje

Udhëheqësja e Hong Kongut reagon ndaj rezultatit të zgjedhjeve


Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam tha të martën se rezultatet e zgjedhjeve lokale, ku kandidatët e opozitës fituan afro 90 për qind të vendeve, mund të jenë një reflektim i pakënaqësive me administratën e saj dhe mënyrën se si i ka trajtuar protestat pro-demokracisë.

Zonja Lam tha se votuesit shprehën pikëpamjet e tyre për “mangësitë në qeverisje” dhe përsëriti thirrjet që t’u jepet fund demonstratave të dhunshme.

Ajo përsëriti gjithashtu zotimin e mëparshëm për të hyrë në dialog publik për të zgjidhur problemet që sollën si pasojë trazirat, por nuk ofroi lëshime konkrete.

Sipas ezultateve të së dielës, një reagim popullor ndaj Pekinit, blloku pro-demokraci do të kontrollojë 17 nga 18 këhillat e qarqeve, ndërsa më parë nuk kontrollonte asnjë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG