Lidhje

Papa Françesku lutet për viktimat e tërmetit në Shqipëri


Pope Francis

Papa Françesku lutet për viktimat e tërmetit në Shqipëri, si pasojë e të cilit humbën jetën të paktën 27 persona.

“Unë do të doja të përshëndesja dhe të them se i jam pranë popullit të dashur shqiptar, që ka vuajtur kaq shumë këto ditë. Shqipëria ishte vendi i parë në Evropë që doja ta vizitoja. Jam pranë viktimave, lutem për të vdekurit, për të plagosurit, për familjet, Zoti i bekoftë ata, popullin që unë e dua”, tha Papa Françesku në fjalimin e tij që u duartrokit nga të pranishmit.

Komentin e tij, prijësi i kishës katolike e bëri përpara mijëra personave, në një fjalim në Vatikan, pas vizitës që e pati në Tajlandë dhe Japoni.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG