Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thanë të enjten se janë pajtuar për të vazhduar bisedimet për të ndarë përgjegjësitë qeverisëse.
Të dy udhëheqësit së bashku me ekipet e tyre zhvilluan një takim në zyrat e parlamentit të Kosovës, një ditë pas certifikimit të rezultateve të votimeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, që i hapën rrugë procesit të ngritjes së institucioneve të reja.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dolën të parat në zgjedhje ndërsa tashmë kanë harmonizuar një pjesë të programit qeverisës.
Facebook Forum