Lidhje

Parlamenti Evropian deklaron "gjendje emergjence për klimën"


Parlamenti Evropian votoi për të deklaruar një “gjendje emergjence për klimën”, duke bërë thirrje për ta vënë kufirin e ngrohjes globale në jo më shumë se 1.5 gradë celsius, neutralitet të klimës deri në vitin 2050 dhe mbështetje financiare për përpjekjet kundër ndryshimeve të klimës nga vendet anëtare.

Me gjestin simbolik i bëhet thirrje për veprim Komisionit Evropian, krahut ekzekutiv të Bashkimit Evropian dhe rritet presioni ndaj vendeve anëtare për të marrë më shumë masa kundër ndryshimeve klimatike.

Deklarata u miratua me 429 pro dhe 225 kundër në Strasburg të Francës, ku është selia e Parlamentit Evropian.

Komisioni tani do të “garantojë që gjithë propozimet e duhura legjislative dhe buxhetore të jenë plotësisht të përputhshme me objektivin për të kufizuar ngrohjen globale në jo më shumë se 35.7 gradë”, thuhej në deklaratën e komisionit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG