Lidhje

Komisioni Juridik i Kongresit fillon fazën tjetër të procesit për shkarkimin e presidentit


Shtëpia e Bardhë thotë se nuk do të marrë pjesë të mërkurën në seancat dëgjimore të Komisionit të Drejtësisë në Dhomën e Përfaqësueve në procesin për shkarkimin e presidentit.

Jerrold Nadler
Jerrold Nadler

Kryetari i Komisionit Juridik në Dhomën e Përfaqësuesve, demokrati Jerrold Nadler e ftoi Presidentin Donald Trump dhe ekipin e tij të këshilltarëve ligjorë për të marrë pjesë në seancën e parë dëgjimore të komisionit, ndërsa procesi për shkarkimin kalon në fazën tjetër.

Pat Cipollone
Pat Cipollone

Ndërsa nuk pritej që zoti Trump të marrë pjesë në seancën dëgjimore, Presidenti Trump planifikon të jetë në samitin e NATO-s që mbahet pranë Londrës këtë javë. Po ashtu edhe zyrtari i Shtëpisë së Bardhë për çështjet juridike, Pat Cipollone, po e refuzon ftesën.

Zoti Cipollone tha se deri nga fundi i javës do të njoftonte nëse Shtëpia e Bardhë do të merrte pjesë në seancat e ardhshme dëgjimore.

Ligjvënësi Nadler siguroi zotin Trump dhe ekipin e tij të këshilltarëve ligjorë përmes një ftese me shkrim javën e kaluar se ai, “mbetej i përkushtuar për të siguruar një proces të drejtë dhe informues”.

Të mërkurën seanca dëgjimore e Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësueve do të përqendrohet tek bazat kushtetuese mbi procesin për shkarkimin e presidentit. Dëshmitarët, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë publikë, do të jenë ekspertë në fushën e drejtësisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG