Lidhje

Moska mohon përfshirjen në vrasjen e një rebeli çeçen në Berlin


People carry the body of the victim who has been identified as Zelimkhan Khangoshvili, a Georgian Muslim who fought against Russia in the Second Chechen War during the funeral in Duisi village, the Pankisi Gorge valley, in Georgia, Aug. 29, 2019.
People carry the body of the victim who has been identified as Zelimkhan Khangoshvili, a Georgian Muslim who fought against Russia in the Second Chechen War during the funeral in Duisi village, the Pankisi Gorge valley, in Georgia, Aug. 29, 2019.

Moska mohon çdo përfshirje në vrasjen e një ish-komandanti rebel çeçen në Berlin në muajin gusht. Qeveria ruse të mërkurën dënoi vendimin e Gjermanisë për dëbimin e dy diplomatëve rusë lidhur me rastin. Gjermania ka akuzuar Rusinë për dështimin për të ndihmuar me hetimet. Korrespondentja Zlatica Hoke e Zërit të Amerikës njofton se sulmi ndaj kryengritësit çeçen në Gjermani është krahasuar me tentativën për vrasjen e një ish-spiuni rus në Britani vitin e kaluar.

Prokurorët gjermanë thanë të mërkurën se kanë mbledhur prova të mjaftueshme që tregojnë se vrasja e Zelimkhan Khangoshvili, një qytetar gjeorgjian dhe një çeçen etnik, u krye në emër të agjencive shtetërore të Federatës Ruse. Ministri i Brendshëm i Gjermanisë tha se krimi mund të ketë pasoja serioze.

"Në rastin e një krimi të kësaj rëndësie dhe me këtë sfond, unë vetëm mund të falënderoj prokurorin e përgjithshëm që e kanë marrë atë përsipër. Kjo në vetvete thotë diçka për domethënien e këtij krimi, përfshirë sfondin politik. Qeveria ende po shqyrton pasojat e mundshme të mëtejshme që mund të ndërmarrë", tha Horst Seehofer, ministri i Brendshëm gjerman.

Zëdhënësi i qeverisë ruse, Dmitry Peskov, tha se qeveria e tij nuk ka asnjë informacion në lidhje me vrasjen.

Khangoshvili, një 40-vjeçar ish-komandant rebel i çeçenëve, u qëllua në kokë nga pas në një park të Berlinit në gusht. Një i dyshuar u arrestua menjëherë pas ngjarjes, por ka dhënë pak informacion në polici.

Çështja është bërë shkak për paralelizma me helmimin e ish-agjentit rus Sergey Skripal dhe vajzës së tij në Britani. Të dy ata mbijetuan, por dy shtetas britanikë u helmuan aksidentalisht dhe një prej tyre vdiq. Rusia mohoi çdo përfshirje në helmim.

"Kjo i ngjan situatës së çështjes së Skripalëve. Është një logjikë plotësisht e shtrembër që për fat të keq nuk ka asnjë lidhje", thotë Leonid Slutsky, kryetar I komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Dumën ruse.

Sulmi i turpshëm në tokën britanike çoi në ftohjen e marrëdhënieve Londër-Moskë. Por disa analistë thonë se kjo nuk do të ndodhë me Gjermaninë.

"Kam përshtypjen se ky rast nuk do të prishë marrëdhëniet gjermano-ruse, në mënyrën se si ndodhën gjërat mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë", thotë Dmitri Trenin, drejtor i Qendrës Carnegie në Moskë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se planifikon të diskutojë çështjen me Presidentin rus Vladimir Putin në një samit në Paris javën e ardhshme.

"Do t'ju them nëse bisedojmë dhe çfarë do të themi. Ne e morëm këtë masë, siç e dini nga njoftimi ynë, sepse nuk kemi parë që Rusia të na mbështesë në sqarimin e vrasjes".

Liderët gjermanë, francezë, rusë dhe ukrainas do të takohen të hënën në përpjekje për të gjetur një zgjidhje paqësore për konfliktin në Lindje të Ukrainës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG