Lidhje

Bagdat, dhjetëra të vrarë e qindra të plagosur


Në Irak njerëz të armatosur sulmuan protestuesit antiqeveritarë në qendër të Bagdatit mbrëmjen e së premtes, duke lënë 23 të vrarë. Policia dhe burime të shëndetësisë në kryeqytetin Bagdat thanë se më shumë se 127 të tjerë u plagosën nga zjarri i armëve dhe goditjet me thikë.

Tre punonjës të policisë ishin mes të plagosurve. Ky është një nga sulmet më vdekjeprurëse në Bagdat qëkur mijëra protestues pushtuan rrugët e kryeqytetit me 1 tetor me kërkesat për reforma të gjëra politike dhendalimin e influencës së Iranit në punët e Irakut.

Njerëz të armatosur rëndë dhe me maska, për të cilat forcat e sigurisë thanë se nuk mund të identifikoheshin, vunë në shënjestër protestuesit pranë në qendër të Bagdatit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG