Lidhje

Seancë dëgjimore me ndërkombëtarët për "anti-shpifjen"


Përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Tiranë shprehën përsëri sot shqetësimin e tyre, se projekt-ligjet e reja të qeverisë të ashtuquajturat “paketa antishpifje” mund të kufizojnë lirinë e medias shqiptare.

Zyrtarë të OSBE, BE, Këshillit të Europës dhe UNDP kërkuan rishikimin e variantit të tretë të projekt-amendamenteve ligjeve “anti-shpifje”, ose rifillimin e punës nga e para për ligjet me ndikim mbi mediat. Ata i bënë komentet në një seancë dëgjimore para komisionit parlamentar të medias.

Projektligji për mediat dhe reagimet e ndërkombëtarëve
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:24 0:00

Ata i bënë këto komente në një seancë dëgjimore në parlamentar, para Komisionit të medias.

“OSBE mendon se AMA ka shumë kompetenca të gjera për dënimin e mediave, po ashtu edhe përmasat e gjobave ndaj gazetarëve dhe mediave janë të larta. Po ashtu duhet ndarë qartë se cfarë janë kritikat politike dhe cfarë janë shpifjet. Raporti i ODIHR-it për zgjedhjet e fundit vërejti një përqëndrim të madh të medias në duar të pak pronarëve” - tha para deputetëve Irina Radu, shefe e zyrës së medias e OSBE-së.

Zyrtarë të OSBE, BE, Këshillit të Europës dhe UNDP kërkuan rishikimin e variantit të tretë të projekt-amendamenteve ligjeve, ose rifillimin e punës nga e para për ligjet me ndikim mbi mediat.

Përfaqësuesja e BE-së, sugjeroi që shumica socialiste të mos nxitohet për ta kaluar paketën ligjore para fundit të vitit, por të diksutojë më gjatë dhe të adoptojë rekomandimet e të gjithë palëve, duke patur si bazë parimin e vet-rregullimit të mediave.

“Komisioni Europian ende rekomandon qasje më pak të ashpra ndaj medias dhe të bazuara tek vet-rregullimi. Në të 3 projektet që janë ndryshuar deri tani ne jemi shprehur se duhet të ketë përputhshmëri të plotë me standartet dhe kërkesat europiane për lirinë e medias” - tha zëvendës-drejtuesja e Delegacionit të Bashkimit Europian, Monika Bylaite.

Ndërsa përfaqësuesja e Këshillit të Europës, tha se projekt-ligjet në diskutim nuk janë në përputhje me standartet dhe praktikat e Këshillit të Europës

“Këshilli i Europës rekomandon që ligjvënësit shqiptarë t’i lënë mënjanë këto propozime dhe të nisin hartimin e një strategjie të re për përmirësimin e cilësisë së gazetarisë online dhe offline” - zonja Arkanda Bujari e Këshillit të Europës.

Organizatat ndërkombëtare këmbëngulën që shumica socialiste të mos e miratojë paketën antishpifje, pa përfshirë rekomandimet e tyre, medias, shoqërisë civile dhe grupeve të interesit.

Projekt-ndryshimet ligjore u diskutuan sot në 3 komisione parlamentare njëherësh, dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë shprehën befasinë që kur diskutimi i tyre sapo nisi, por drejtuesi i socialistëve dhe i qeverisë ka deklaruar se ato do të kalojnë në parlament pas 10 ditësh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG