Zyrtarët ushtarak rusë, thanë se një zjarr që shpërtheu në aeroplanmbajtësen e vetme ruse, la pas vetes dy të plagosur.
Zyrtarët e Flotës Veriore të Rusisë thanë se flakët në anijen, “Admirali Kuznetsov”, janë vënë nën kontroll dhe të plagosurve u është ofruar trajtim mjekësor.
“Admirali Kuznetsov” ishte ankoruar në Murmansk në veri të Rusisë për një riparim, kur zjarri shpërtheu gjatë disa saldimeve të enjten në mëngjes.
Anëtarët e ekuipazhit dhe specialistët civilë ishin në anije në atë kohë, por janë evakuuar, thanë autoritete sipas të cilëve, dëmet do të vlerësohen më vonë.
Aeroplanmbajtësja “Admirali Kuznetsov” është përdorur në Mesdhe për misionet ajrore ruse në Siri.
Zjarri është incidenti i dytë që kur ajo është ankoruar për riparime në prill të vitit 2018.
Facebook Forum