Lidhje

Turqia kundër rezolutës amerikane për gjenocidin armen


Ministria e jashtme e Turqisë tha sot (e premte) se thirri ambasadorin e SHBA-së në Ankara pas një rezolute të miratuar mbrëmë nga ligjvënësit amerikanë, që i cilëson gjenocid vrasjet e armenëve një shekull më parë.

Ministria shprehu keqardhjen e saj për vendimin. Rezoluta u miratua njëzëri nga Senati amerikan. Akti historik e ka zemëruar Turqinë, duke i dhënë një tjetër goditje marrëdhënieve tashmë të brishta mes dy aleatëve të NATO-s.

Ankaraja e dënoi vendimin, duke e quajtur atë të pavlefshëm si dhe dënoi ligjvënësit amerikanë për atë që ajo e quan “politizim të historisë”.

Rezoluta u miratua njëzëri në Senat. Në të konsiderohen si gjenocid vrasja e 1.5 milionë armenëve nga Perandoria Osmane nga viti 1915 deri në vitin 1923.

Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët, e kishte miratuar rezolutën me një shumicë dërrmuese në muajin tetor. Por votimi në Senat u bllokua në mënyrë të përsëritur nga senatorët republikanë që nga takimi i Presidentit Trump me homologun e tij turk më 13 nëntor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG