Lidhje

Johnson, përpjekje për të përjashtuar çdo shtyerje të Brexit-it


Kryeministri britanik Boris Johnson sinjalizoi se nuk do ta zbusë qëndrimin e tij ndaj çështjes Brexit tani që ka shumicën në Parlament.

Ai po përpiqet të përjashtojë çdo zgjatje të afatit për arritjen e një marrëveshjeje tregtare me Bashkimin Evropian, që është fundi i vitit 2020.

Zyra e zotit Johnson thotë se qeveria do të fusë një klauzolë në projektmarrëveshjen për daljen nga BE-ja që përjashton zgjatjen e negociatave tregtare përtej vitit të ardhshëm.

Kjo nënkupton se Britania mund të largohet pa marrëveshje në fillim të vitit 2021, diçka që i alarmon shumë biznese britanike.

Ligjvënësit britanikë janë mbledhur sot në Parlament për herë të parë që nga zgjedhjet e përgjithshme të javës së kaluar, dhe votimi i parë për projektligjin në Dhomën e Komuneve do të zhvillohet të premten.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG