Këshilli i Evropës kritikon "paketën antishpifje"
Këshilli i Europës kritikoi paketën anti-shpifje të hartuar nga qeveria Rama, duke theksuar se ajo ka nevojë për përmirësim urgjent. Komisionerja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, tha se disa nene nuk përputhen me standartet europiane për lirinë e mediave.