Lidhje

Rusia thotë se do të vazhdojë me planet për gazsjellësit


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se projektet e Gazsjellësit Verior 2 dhe Gazjellësit Turk do të fillojnë, pavarësisht nga sanksionet amerikane.

I cituar nga agjencia e lajmeve Interfax të dielën, zoti Lavrov tha se Rusia kishte në plan t’u përgjigjej masave të reja.

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një paketë të shtunën ku përfshihej vendosja e sanksioneve ndaj firmave që do të ndërtojnë Gazjellësin Verior 2, që ka si objektiv të dyfishojë kapacitetin e gazit në Gazsjellësin Verior përmes Detit Baltik drejt Gjermanisë.

Sanksione të tjera ndaj Rusisë për ndërhyrjen në proceset demokratike në vende të tjera, si edhe veprimet e saj “keqdashëse” në Siri dhe agresionin ndaj Ukrainës, janë miratuar nga një komision i Senatit, por nuk janë hedhur për votim në Kongres.

Zoti Lavrov tha gjithashtu se Russia ishte e gatshme të përfshinte raketën e fuqishme Sarmat dhe atë supersonike Avangard, nëse i zgjatet afati traktatit të ri START për reduktimin e armëve me Shtetet e Bashkuara.

Rusia është gjithashtu e gatshme të bëjë një demonstrim të raketës Sarmat për Shtetet e Bashkuara, citonte Interfax zotin Lavrov të shprehej në televizionin shtetëror rus.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG